FUJIFILM FITON 2 ÇMIME PRESTIGJOZE

TOKYO , 14 PRILL 2023 , FUJIFILM COOPERATION ( President and CEO, Representative Director: Teiichi Goto ) është mëse e lumtur të ju njoftoj se 23 nga produktet tona përfshi imazherinë dhe produktet mjekësore kanë mar çmim “Red Dot Design Award: Product Design 2023” , një çmim i cili jepet nga Design Zentrum Nordrhein Westfalen, me bazë në Essen, Gjermani, i cili vlerëson dizajnin e një produkti.

The Red Dot Design Award është një çmim shumë prestigjoz ndërkombëtar dizajni i cili operon që nga viti 1955 . Çmimi i jepet produkteve të cilat janë ekselente në funksionalitet, inovacion, kompabilitet ekologjik, egonomike dhe të forta. Është një ndër 3 çmimet më prestigjoze në botë së bashku me “iF design award” sërish në Gjermani dhe “the International Design Excellence Awards (IDEA) në SHBA .

Në zhvillimin e të gjitha produkteve dhe shërbimeve të saj, Fujifilm jo vetëm që ndjek funksionalitetin dhe performancën e produktit, por gjithashtu angazhohet në zhvillimin e dizajnit që shfrytëzon funksionalitetin dhe performancën superiore. Të 23 produktet janë vlerësar për pamjen dhe dizajnin e tyre të bukur duke arritur funksionalitet dhe performancë të jashtëzakonshme nga një panel ekspertësh të njohur ndërkombëtarisht të dizajnit. Kompania do të vazhdojë të punojë në krijimin e modeleve që jo vetëm kanë pamje të bukur, por gjithashtu reflektojnë përkushtimin për të ofruar funksion perfekt për lehtësinë e përdorimit dhe komoditetin, duke krijuar kështu vlera të reja produkti.

① Mobile X-ray fluoroscopy system “FUJIFILM DR CALNEO CROSS” 【Best of the Best Award】

Ky sistem i lehtë fluoroskopi me rreze X të tipit C-arm për aplikim kirurgjik mundëson shkrepjen e filmave me rreze X dhe imazheve statike me një njësi të vetme duke adoptuar sensorin e panelit të sheshtë të radiografisë dixhitale me madhësi kasete "FUJIFILM DR CALNEO Flow" për detektor që lexon sinjalet e imazhit me rreze X. Ai siguron një rrjedhë efikase të punës kirurgjikale, nga fluoroskopia intraoperative deri tek radiografia postoperative, pa pasur nevojë për ndryshimin e pajisjeve.

② Broadcast zoom lens “FUJINON HZK25-1000mm” 【Best of the Best Award】

Një lente transmetimi e tipit box me zmadhimin më të lartë 40x në botë, që mbulon gjatësitë fokale nga këndi i gjerë 25 mm deri te telefotografia më e gjatë 1000 mm, duke mundësuar kapjen e një game të gjerë subjektesh në lëvizje në madhësinë e synuar. Kjo adapton sistemin dual - format kompatibël me dy sensorë të mëdhenj, çka është kryesorja në kinema. Kjo mundëson shprehjen e imazhit të ngjashëm me kinemanë me një efekt bokeh, i cili është bërë gjithnjë e më i popullarizuar vitet e fundit për transmetime të drejtpërdrejta sportive dhe transmetime të drejtpërdrejta koncertesh. Pjesa e jashtme e kamerës është unifikuar me një fund elegant të zi.

Previous
Previous

Printerat Epson në Shqipëri

Next
Next

Si të bësh foton perfekte me INSTAX